TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 07:41

"Alfred Beleri ekstremist i Omonias, kërkon destabilizimin e Himarës", zbardhet dokumenti që SHISH i ka dërguar Berishës në 2007

Shkruar nga Pamfleti

"Alfred Beleri ekstremist i Omonias, kërkon destabilizimin e

Deklaratat e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, për helenizim të kësaj zone në jug të vendit, janë në qendër të politikës së ditës. Kryeministri Edi Rama e ka quajtur atë “maskara” për ato që ka thënë dhe kërcënimet e shqiptarëve në Greqi.

Berisha dhe Meta si drejtues të koalicionit që ka kandiduar Belerin, nuk kanë pranuar të komentojnë deklaratat e tij për helenizimin e Himarës.

Mirëpo, një dokument i publikuar nga socialisti Taulant Balla, tregon se Shërbimi Informativ i Shtetit mbante nën survejim shtetasin Alfred Beleri dhe e konsideronte ekstremisë të “Omonias”.

Shkresa i është dërguar ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj, në vitin 2007. Në këtë periudhë vendi drejtohej nga kryeministri Sali Berisha dhe Shërbimi Informativ, njoftonte se Alfred Beleri kërkonte destabilizimin e Himarës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe juristi Kreshnik Spahiu. 

"Kur SHISH informonte Qeverinë Berisha në 2007: Alfred Beleri, ekstremist i Omonias! Kërkon destabilizimin e Himarës. Dhe vjen një ditë që ha mut*n me lugë. Plehraaaa", shkruan ai në Facebook. 

Fredi Beleri u arrestuar mesnatën e djeshme në restorantin e tij. Ai akuzohet për blerje votash. Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici. Më pas e kanë shoqëruar efektivë  të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë.

Kandidati i Bashkë Fitojmë për Himarën, një prej personave të dyshuar pjesëmarrës në “Masakrën e Peshkëpisë”, në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë, në një intervistë për gazetën greke Protothema bëri bujë duhet theksuar akoma më shumë tezën e Helenizimit.

"Alfred Beleri ekstremist i Omonias, kërkon destabilizimin e"Alfred Beleri ekstremist i Omonias, kërkon destabilizimin e

Lini një Përgjigje