TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 08:51

U arrestua për blerje votash, zbardhet dëshmia e Fredi Belerit: Nuk kam bërë shkelje!

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për blerje votash, zbardhet dëshmia e Fredi Belerit:
Fredi Beleri

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash. Beleri ka mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla.

"Skam lidhje me këtë akuzë", ka deklaruar Beleri në polici. 

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ është arrestuar pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK.

U arrestua për blerje votash, zbardhet dëshmia e Fredi Belerit:
Momenti i arrestimit


Ndërkohë, mësohet se një prej të arrestuarve është ndjerë keq gjatë arrestimit, pasi vuante nga problemet e zemrës. Ndaj është dashur që të ndërhyjë një ambulancë për dërgimin e tij në spital. Duke marrë shkas nga tensionet e së shkuarës në këtë bashki, Beleri dhe personat e tjerë të arrestuar janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Vlorës. Raportohet se në komisariatin e Himarës kanë qëndruar përgjatë gjithë natës mbështes të Belerit.

Lini një Përgjigje