TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2023, 08:15

U arrestua me Fredi Belerin, përfundon në spital anëtari i shtabit elektoral

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua me Fredi Belerin, përfundon në spital anëtari i

Një anëtar i shtabit elektoral, i cili u shoqërua në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin është ndier keq pasi kishte probleme me zemrën. Ai është transportuar me ambulancë nga komisariati në drejtim të spitalit.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është marrë bashkë me avokatin e tij pak pas mesnate, rreth orës 00:15 nga policia teksa ishte në restorantin e tij.

Ai është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, ndoshta për të shmangur ndonjë irritim. Ai është marrë në pyetje në Komisariatin e Vlorës. 

Në ambientet para komisariatit të Himarës janë mbledhur një grup simpatizantësh, ndërkohë që ka qenë i pranishëm edhe Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, partia në koalicion me Berisha-Meta që e ka propozuar kandidatin Beleri. Në një prononcim për mediat Dule e ka quajtur sulm të pastër politik arrestimin e Fredi Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen veprime të tilla. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama. 

Mbrëmë vonë, në një intervistë ekskluzive kryeministri Edi Rama e ka akuzuar Fredi Belerin për tentativa për manipulim të votave. Rama e cilësoi Belerin një maskara për të cilin shtoi se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj. 

U arrestua me Fredi Belerin, përfundon në spital anëtari i
Momenti i arrestimit të Fredi Belerit

Lini një Përgjigje