
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Himarën, Fred Beleri.
Athina zyrtare përmes një njoftimi thotë se ambasadorja greke është udhëzuar nga ministri Nikos Dendias të takojë Xhaçkën.
“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Heimarra në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.”- thuhet në reagimin e ministrisë greke.
Beleri është dërguar në Vlorë ku edhe po kryhen veprimet procedurale.
Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe sipas nenit 328 të kushtetutës ai rrezikon deri në 5 vjet burg.
Lini një Përgjigje