TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 11:07

Prangosja e Fredi Belerit, shfazohet Meta: Qytetarë të Himarës të gjithë në këmbë kundër qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Prangosja e Fredi Belerit, shfazohet Meta: Qytetarë të Himarës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të tyre për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri.

Meta në reagimin e tij shkruan se SPAK duhet që të veprojë ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë.

Ai thotë se këto janë sulme të paramenduara dhe të inskenuara nga kryeministri Edi Rama.


“Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje!

Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.

Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë,  pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.

Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil.”, shkruan Meta.

 

arrestimi i fredi belerit meta

Lini një Përgjigje