Edi Ramës i duhet medoemos fitorja, në kushtet kur DASH ka dërguar një raport edhe më të zi se në vitet 2017-2021; për trafiqe, korrupsion, lidhje të pushtetit me krimin, pastrim parash, kalimi i ekonomisë te grupet mafioze...
Fushata e Edi Ramës ka pasur këtë detaj: Në çdo bashki e qark ku ka shkuar, pas mitingjeve ka bërë takime me kryetarët që ri-kandidojnë, me kryetarët që u hoqën dhe me drejtuesit politikë.
Këtë detaj e ka zbuluar krye bashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, në disa familje në Valias, të cilëve duke u kërkuar votat, u ka përmendur kërcënimin konfidencial të bërë nga Edi Rama, për t’i ndëshkuar nëse humbasin.
Sipas “gomarit” të Kamzës, mesazhi kërcënues i Bablokut që ka në dorë partinë, qeverinë, policinë, Drejtorinë e Pastrimit të Parave, SHISH e Drejtësinë, është ky: - “Kryetarët kandidatë dhe kryetarët e pa kandiduar që do humbasin bashkitë, do shporren nga PS e do çohen në SPAK.
Largimi nga PS nuk i tremb ata që do humbasin, sepse dihet dhe është faktuar, që kryetarët e Bashkive, sidomos të bashkive të mëdha e të mesme, kanë vjedhur aq shumë e kanë biznese, sa mund të bëjnë jetë luksi brenda e jashtë Shqipërisë.
Por ata i ka tmerruar pjesa e dytë e kërcënimit, që nëse humbasin bashkitë më 14 maj, Babloku do t’i bëjë “kurban” duke i çuar në SPAK, siç ka çuar ata që nuk i janë bindur apo kanë nxjerrë pazaret e pista në shesh, mes tyre Dritan Leli, i cili pasi u përzu nga PS e u thirr SPAK.
Edi Ramës nuk i duhet fitorja në Durrës, Fier, Elbasan, Himarë, Korçë, Lushnje etj., për të kapardisur në kolltuqe Emiriana Sakon, Armando Subashin, Gledian Llatjen, Jorgo Goron, Sotiraq Filon e Eriselda Sefën, por për të vazhduar t’i përdor të firmosin letrat e kullave Alabbar, resorteve, landfilleve, pistës “Formula 1” në Elbasan etj.
Politikisht, Edi Ramës i duhet fitorja e 90% të bashkive e 14 bashkive të mëdha, për dy qëllime: Së pari, të mos iu lëkundur sundimit personal; ndërsa së dyti, për t’i treguar SHBA-BE, se e do populli dhe është i fuqishëm si i vetmi partner bashkëpunues.
Por duhet në këtë situatë, kur i ka dalë skandali “McGonigal” me 2 procese në New York e Uashington, dhe për faktin që DASH ka dërguar një raport më të zi se vitet 2017-2021 për trafiqe, korrupsion, lidhje pushteti me krimin, pastrim parash, kalimi i ekonomisë te grupet mafioze.
Janë këto motivet, që kanë tmerruar dhe e kanë bërë nervoz Bablokun, deri në atë derexhe, sa po kërcënon 43 krye bashkiakët që ka ri-kandiduar dhe 17 krye bashkiakët në detyrë që ka hequr, se do t’i çojë në burg e do t’i sekuestrojë nëse humbasin më 14 maj.
Prandaj krye ashkiakët, duke e ditur që Babloku u ka dosjet e çdo vjedhjeje me tenderë, ankande e koncesione, po bëjnë gjithçka për të mos i lëshuar bashkitë, duke mbledhur vota me para, ushqime, presion e në shumë raste me kobure e banda kriminale.
Frika prej kërcënimit të Edi Ramës se do t’i çojë në burg nëse humbasin më 14 maj, po manifestohet edhe te krerët në detyrë, që nuk po kandidohen si Dritan Leli në Vlorë, Ardian Gurma në Sarandë, Fredi Kokoneshi në Divjakë etj., të cilët paçka se janë hequr, po bëjnë fushatë të fortë dhe po financojnë blerje votash që të fitojnë kandidatët e rinj.
Sepse ashtu si për Rakip Sulin, Sakon, Subashin, Filon, Jorgo Goron, Safet Gjicin, Gledian Llatjen etj.; edhe këta që po ikin, nëse do humbasin bashkitë që kanë drejtuar e vjedhur prej 8-16 vitesh, Babloku do t’i çojë në SPAK, ndërsa drejtuesit politik të qarqeve që do humbasin, mund t’u mbyllet karriera politike e ministrore pas 14 majit./Pamfleti
Lini një Përgjigje