
Detaje të reja kanë dalë në dritë për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Bashkëpunëtori i drejtësisë që ka firmosur marrëveshjen hyri në diskutim me Belerin pesë ditë më parë.
Sipas informacioneve, ai i tha se kishte tetë persona dhe nga përgjimi ambiental bien dakord që do u jepeshin nga 50 secilit. Në një moment në bisedë e sipër i dyshuari i thotë bashkëpuntorit të drejtësisë se nëse e bën këtë do i japë veç 400 për tetë votuesit dhe 300 atij vetë. Një pjesëtar i grupit të hetimit i pohoi gazetares Anila Hoxha më pas se për ta bindur i është treguar dhe lista e zgjedhësve që bashkëpuntori i drejtësisë tha se i kishte gati.
Ndihmësi i Belerit dhe ai i dyshuar për nenin 328 është personi që në vëzhgimet ambientale ia çon paratë bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ky i fundit u vonua në takim dhe në një moment ndihmësi e telefonon Belerin duke i treguar qe personi nuk gjendej aty.
Beleri shprehet prit një minutë dhe më pas bashkëpuntori i drejtësisë shfaqet në vendtakim për të marrë paratë nga ndihmësi i Belerit. Anila Hoxha tha se sipas dosjes së hetimit rezulton që paratë për tetë vota u dhanë në një votë dhe se ky moment është vetëm me audio dhe jo i filmuar dhe me kamera sikurse takimet e tjera nën vëzhgim nga një grup i Policisë së Shtetit të dërguar nga Tirana.
Çdo veprim me bashkëpunëtorit e drejtësisë dhe për paratë është ndjekur me urdhra të prokurorisë së Vlorës. Ndërkohë që me shumë mundësi masa e sigurisë mund të zhvillohet nesër në gjykatën e Vlorës.
Më tej pritet të shpallet mos kompetenca dhe dosja t’i kalojë SPAK.
Lini një Përgjigje