TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 14:42

Arrestimi i Belerit, Azgan Haklaj akuza dyshes Meta-Berisha: Batakçinj! Nuk ka turp më të madh se të mbrosh sivëllaun e Zervas

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Belerit, Azgan Haklaj akuza dyshes Meta-Berisha: Batakçinj!

Arrestimi i Fredi Belerit të Himarës ka shkaktuar valë reagimesh në politikë. Grekët janë ata që janë tërbuar më shumë, duke ndërhyrë në punët e brendshme të vendit tonë.

Një reagim ka bërë edhe demokrati Azgan Haklaj, i cili ka sulmuar dyshen Meta-Berisha. Sipas tij është e turpshme të mbrohet Fredi Beleri, i cili është akuzuar për masakrën e Peshkëpisë. Sipas tij, nuk ka më turp se kaq.

Dy ish presidentë, dy ish kryeministra që pretendojnë se janë nacionalistë të mëdhenj dhe sakrifikojnë gjithçka për demokracinë dhe kombin, binomi Berisha & Metaj mbështesin dhe mbrojnë autorin e masakrës së Peshkëpisë dhunuesin e simboleve kombëtare Fredi Belerin, sivëllaun e Zervasit kryegenocidistit i cili terrorizoj, masakroj dhe mbuloj me gjak komunitetin çam në trojet e veta etnike në Greqi.

A ka më turp?!!…

Me këtë veprim e qëndrim batakçinjtë që janë deklaruar si bektashinj po i bëjnë karshillëk

Atdheut dhe aleatit strategjik Amerikës!

Atdheu nuk do tua falë kurrë këtyre esadistëve të ri”, shkruan ai.

 

haklaj meta berisha

Lini një Përgjigje