Pas skandalit në Himarë, ku Fredi Beleri u kap duke blerë vota, duket se të njëjtën rrugë po ndjek edhe Bardh Spahia i Shkodrës. Policia ka shoqëruar në komisarit dy persona, të cilët u kapën duke shpërndarë ushqime. Më pas rezultoi se ata ishin punonjës të Bashkisë Shkodër.
Pra e gjithë administrata e bashkisë është hedhur në sulm për të mbledhur vota për Spahinë, i cili këtë herë është në një përballej të fortë dhe rrezikon drejtimin e bashkisë.
“Rreth orës 13:00, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin P. D., 49 vjeç dhe pasagjer shtetasin M. V., 63 vjeç.
Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme.
Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër. Shtetasit P. D. dhe M. V. (punonjës të Bashkisë Shkodër), janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me shtetasin E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.
Ky është rasti i radhës për tjetërsimin e votave. Pak ditë më parë u kap një furgon me ushqime në Kukës, ku duket se Safet Gjici u hodh në sulm për të blerë vota. Më pas u arrestua një militant i Metës që bënte pazare në telefon për blerje votash. Në mesnatë u arrestua në Himarë Fredi Beleri, ndërsa sot duket se ka plasur blerja edhe në Shkodër. Bardh Spahia kandidon përballë Benet Becit. Gara parashikohet e ashpër dhe tani e gjithë bashkia është hedhur në sulm për të korruptuar qytetarët.
Lini një Përgjigje