TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 15:32

“S’duhet të ishte fare kandidat”, Prençi për arrestimin e Belerit: Pas deklaratës për helenizimin e Himarës duhej të ishte përjashtuar

Shkruar nga Pamfleti

“S’duhet të ishte fare kandidat”, Prençi për

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi komentoi arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri në Himarë.

Në një intervistë për "Euronews Albania", ai theksoi se Beleri s’duhet të ishte fare kandidat në këto zgjedhje. Prençi gjithashtu shtoi se KQZ duhet të pezullonte fushatën elektorale të Belerit që në momentin që ky i fundit deklaroi për helenizimin.

“Para disa ditësh kam qenë në Borsh dhe atje e përjetove jo mirë situatën që ishte në Himarë. Normalisht nuk kishte polici të shtuar, nuk kishte shërbime të shtuara, por kishte një propagandë të shfrenuar të shtabit elektoral të Bejleri. Atje kishte një deklaratë të shfrenuar pas deklaratës së Belerit. Qytetarit nuk ndjeheshin mirë. Një situatë të tillë e kemi pasur dhe para 20 vitesh.  KQZ duhet të mbante qëndrim menjëherë për të pezulluar fushatën e këtij personi. Në këndvështrimin tim, Beleri s’duhet të ishte kandidat. Ai mbështetjen e ka te emigrantët që ndodhen në Greqi. Kam takuar dy persona në Himarë që më kanë treguar biletën që ua kishte prerë Beleri për të parë ndeshjen në Uembli për të shkuar dhe për të votuar në Himarë”, tha ai.

prençi aarestimi belerit

Lini një Përgjigje