TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2025, 18:47

"McGonigal do të jetë arkivoli i Ramës", Berisha në protestë: Pas zgjedhjeve do ta paketojmë, çdo parti opozitare të na bashkohet!

Shkruar nga Pamfleti

"McGonigal do të jetë arkivoli i Ramës", Berisha

Opozita proteston për afro një orë e gjysmë para Kryeministrisë...

Kreu demokrat, Sali Berisha, duke iu drejtuar mbështetësve të tij në protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tha se jemi të pamposhtur sepse ne u bashkuam, mbrojmë kauz të drejtë, mbrojmë familjen, kombin, dinjitetin njerëzor, liritë, dinjitetin njerëzor.

Në protestën e nisur rreth orës 17:30, ku folën Fatmir Mediu e Agron Duka, si lider të partive opozitare dhe u transmetua një mesazh audio nga Ilir Meta, Berisha shprehu bindjen se në 11 maj, opozita do të korrë një fitore të thellë.

Berisha tha se opozita sot ka vulë dhe flamur, ndërsa PD është forca më e përkrahur.

Jemi më të bashkuar se kurrë, me 3 rezoluta ndërkombëtare, jemi forca politike më e përkrahur. Jemi në këmbë, më të vendosur se kurrë në përballjen me diktaturën.

Do të fitojmë, historia e deshi që ne të përmbysim dy diktatura: atë staliniste të Enver Hoxhës dhe diktatorit të bastardit të bllokut komunist, Edi Ramës.

Mendoi se do të tmerronte opozitën duke arrestuar në mes të rrugës ish-Presidentin e Republikës. Ervin Salianji është martir i fjalës së lirë sepse u përball dhëmbë për dhëmbë me klanin më të rrezikshëm të Shqipërisë, Ballkanit, Europës, klanin Rama-Xhafaj.

Të harroj kush se mund të trembet populli opozitar, populli i lirisë, përkudrazi do të mjerohen ata që mendojnë se mund të na trembin ne”, tha Berisha.

Për intervistën e fundit të Arben Ahmetaj, Berisha tha se ai i bëri autopsinë regjimit të Edi Ramës. “Si dëshmitar, Arben Ahmetaj faktoi se Edi Rama është udhëheqësi i të gjitha bandave në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai tha se dosja McGonigal është arkivoli i hapur i Edi Ramës. “Pas zgjedhjeve do ta paketojmë tek McGonigal, të bëjë dënimin pastaj të kthehet. Miqtë e mi, ku nuk është një miting elektoral. Por ne duhet të ndihemi krenar me programin tonë. Edi Ramën e ka tmerruar programi ynë. E ka shfazuar programi ynë. Ne në programin tonë kemi shembur piramidën e tij të mashtrimeve, kemi faktuar vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve. Rama i pashpirtë, i la pensionistët në gjendjen më të mjerë. Ne do ti kthejmë pensionistëve tvsh e të gjitha blerjeve që bëjnë në një vit”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha partive opozitare të bashkohen në një front të përbashkët kundër Edi Ramës. Në fjalën e tij në protestën e opozitës, Berish ftoi edhe socialistë e zhgënjyer të bashkohen me ta.

Ftoj të gjitha partitë të bashkohen me ne kundër kësaj të keqe të madhe të narkodiktaturës. Ftoj socialistët e ndershëm, që i shfrytëzoi deri në palcë Rilindja e Ramës. Të bashkohen me ne, sepse programi ynë është program për të gjithë shqiptarët. Ftoj elektoratin gri”, tha ai.

Sipas tij, Partia Demokratike tashmë është e bashkuar pasi nga hiri u ngrit si Feniksi. Ndërsa tha se ata që donin ta mposhtnin PD, dështuan. Berisha tha se dosja McGonigal është arkivoli i hapur i Edi Ramës.

Berisha nuk e përmendi fare Dumanin por pjesë e premtimeve të tij elektorale ishte dhe eliminimi i Sorosit nga Shqipëria, të cilin e bën me faj për 'nongratan e tij'.

"Ne ia dolëm në kushte më të vështira, ndërsa tani që presidenti Donald Trump i preu kokën gjarprit, Soros, edhe desoirizimi, flladi i tij nga Washingtoni po fryn gjithë botën. Ju garantoj se nuk fiton kush më shumë se shqiptarët. Kemi programin tonë të desorifikimit të vendit, të vendosjes në piedestal të familjes e vlerave të saj", tha Berisha. 

Pas fjalimit të tij, u njoftua mbyllja e opozitës. Tubimi sot ishte një lloj tregimi force nga ana e ish-kryeministrit, teksa po afrojnë zgjedhjet e 11 majit.

 

Lini një Përgjigje