TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2025, 18:43

Berisha thirrje të gjithë partive të dalin në një front të përbashkët: Të bëhemi një kundër Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thirrje të gjithë partive të dalin në një front

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha partive opozitare të bashkohen në një front të përbashkët kundër Edi Ramës. Në fjalën e tij në protestën e opozitës, Berish ftoi edhe socialistë e zhgënjyer të bashkohen me ta.

Ftoj të gjitha partitë të bashkohen me ne kundër kësaj të keqe të madhe të narkodiktaturës. Ftoj socialistët e ndershëm, që i shfrytëzoi deri në palcë Rilindja e Ramës. Të bashkohen me ne, sepse programi ynë është program për të gjithë shqiptarët. Ftoj elektoratin gri”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje