TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2025, 17:59

Agron Duka në protestën e opozitës: Nuk synoj karrigen e dinjitetit, dua një vend që jetohet me dinjitet

Shkruar nga Pamfleti

Agron Duka në protestën e opozitës: Nuk synoj karrigen e

Agron Duka, kreu i PAA-së, duke marrë fjalën në protestën e opozitës që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ tha se kjo Qeveri ka dalë nga binarët e ligjit.

Duka tha se nuk synon më as karrigen e deputetit, por dua që në këtë vend të punohet dhe jetohet me dinjitet.

Duka i ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin në dorë fatet e tyre dhe me votë të ndryshojnë këtë realitet ku jemi sot.

“Ka shumë shumë sepse duhet të protestohet, kryesorja është që kjo mazhorancë ka dalë nga binarët. Kjo mazhorancë mbulon skandalet përmes propagandës”, tha Duka.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë, të ngrenë zërin, të protestojnë dhe të ndëshkojnë me votë këtë mazhorancë.

Duka theksoi se ata që miratojnë ligjet mendojnë se ligjet janë si ai kostumi që qepet sipas masës së tyre.

Lini një Përgjigje