TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2025, 18:03

Ilir Meta mesazh nga burgu në protestën e opozitës: Shteti është shndërruar në organizatë kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta mesazh nga burgu në protestën e opozitës: Shteti

Ish-presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh nga burgu në protestën e opozitës. Ai tha se i gjithë shteti është shndërruar në një organizatë kriminale. Sipas Metës, Ahmetaj e tregoi qartë se Rama është kreu i organizatës kriminale.

Ai falënderoi të gjithë ata që i quajti misionarë të lirisë, ndërsa Sali Berishën e quajti qëndrestar të paparë dhe Ervin Salianjin zemërluanin opozitar.

Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë ju misionarët që protestoni plot guxim kundër narkoregjimit të vetëm në Europë. Çdo shtet ka mafien e tij por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Kjo tashmë dëshmohet edhe nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës për 10 vite në pushtet. Kjo dëshmi historike vjen nga një dëshmitar okular i disa prej aferave më të rënda të Edi Ramës. Ahmetaj na provoi sesi shteti është shndërruar në organizatë kriminale”, tha Meta.

 

Lini një Përgjigje