TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2025, 18:33

Berisha në protestë: Salianji u burgos sepse nxori zbuluar klanin mafioz Rama-Xhafaj

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në protestë: Salianji u burgos sepse nxori zbuluar klanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të ashpër në protestën e opozitës para Kryeministrisë sot, ku akuzoi Kryeministrin Edi Rama për abuzim të pushtetit dhe shtypje të opozitës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ai vetë ishte vendosur në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës dhe se ish-presidenti i vendit Ilir Meta ishte goditur dhe përballur me dhunë për të trembur opozitën.

Ai po ashtu përmendi rastin e Ervin Salianjit, i cili sipas Berishës u burgos për shkak të përballjes së tij me “klanin mafioz të Ballkanit dhe Evropës Rama-Xhafa”.

Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të tij ish-presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrugës dhe u filmua duke menduar ky kriminel se do të tmerronte opozitën. Me urdhër të Edi Ramës, me mbështetjen e monstrës së njerëzimit deputeti ynë Ervin Salianji, martiri i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball dhëmbë për dhëmbë me klanin mafioz më të rrezikshëm të Ballkanit e Evropës, klanin Rama-Xhafa. Menduan se do të na trembnin, por gabuan rëndë. Ja ku e kemi ne, 200 metra më tej prijësin tonë të përjetshëm. Skënderbeun. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, populli i lirisë. Jo mor jo! Përkundrazi, do të mjerohen ata që mund të mendojnë se na trembin ne”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje