TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2025, 18:44

Berisha paralajmëron Ramën: Do ta paketojmë tek McGonigal, të vuajnë së bashku dënimin!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha paralajmëron Ramën: Do ta paketojmë tek McGonigal,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e para protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se pas zgjedhjeve do ta dërgojnë në SHBA të vuaj dënimin e së bashku me “McGonigal”.

Berisha më tej akuzoi Ramën për korrupsion masiv, teksa përsëriti akuzat e Arben Ahmetajt.

Ahemtaj i tha shqiptarëve se Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale. Rama me lubi Ballukun në një udhëtim në Ankara rritën çmimin e tunelit 50 mln euro për ti marrë në xhep. Se Edi Rama ka shtruar AKSHin në kopshtin e vjedhjeve.

Pas zgjedhjeve do ta paketojmë tek McGonigal, të bëjë dënimin pastaj të kthehet. Miqtë e mi, ku nuk është një miting elektoral. Por ne duhet të ndihemi krenar me programin tonë. Edi Ramën e ka tmerruar programi ynë. E ka shfazuar programi ynë. Ne në programin tonë kemi shembur piramidën e tij të mashtrimeve, kemi faktuar vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve. Rama i pashpirtë, i la pensionistët në gjendjen më të mjerë. Ne do ti kthejmë pensionistëve tvsh e të gjitha blerjeve që bëjnë në një vit”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje