
Pas disa orësh diskutimesh intensive, ka përfunduar mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura mes kryeministrit Edi Rama, deputetëve, ministrave dhe drejtuesve të Bashkisë së Tiranës. Pak pas përfundimit të takimit, janë shpërndarë edhe fotot zyrtare që tregojnë tonin serioz dhe atmosferën e ngarkuar të bisedimeve.
Takimi u fokusua te aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kontrollin e territorit, me Kryeministrin që lëshoi mesazhe të qarta për ndëshkimin e çdo zyrtari që toleron apo nuk raporton ndërtimet pa leje. Rama paralajmëroi se mosveprimi do të konsiderohet bashkëfajësi dhe do të pasohet me ndjekje penale.
Një nga pikat kryesore ishte edhe transformimi i rregullores së Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e hapësirave publike, e cila, sipas Ramës, do të adaptohet si rregullore kombëtare. Ajo do t’u shërbejë inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit, policisë bashkiake, asaj të shtetit, por edhe vetë qytetarëve, si një instrument për të rivendosur rendin dhe kontrollin urban.








Lini një Përgjigje