
Gazetari Ervin Koçi ka zbuloi detaje nga takimi i Ramës me kandidatët, të zgjedhurit në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtorët e bashkisë Tiranë.
Koçi tregoi se sipas burimeve nga brenda mbledhjes, Rama u ka kërkuar dorëheqjen të gjithë nënkryetarëve të Tiranës, përfshirë Anuela Ristanit.
“Rama i ka kërkuar dorëheqjen gjithë nënkryetarëve të bashkisë së Tiranës, përfshirë dhe Anuela Ristanin që është e ngarkuara me punë si kryetare. Deri më sot nuk ka dalë ndonjë nënkryetar që nuk ka zbatuar porosinë e kryeministrit dhe paradoksal është fakti që për të emëruar nënkryetarin e ri duhet të firmosë sërish Erion Veliaj. Ai është kryetari i Tiranës dhe ai mund ta ushtrojë funksionin edhe nga burgu përmes akteve, nuk është se i është pezulluare drejta e të zgjedhurit”, tha Koçi në emisionin Now në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje