TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2025, 19:18

Aksioni për hapësirat publike, Rama: Zënia e territorit si ‘prona ime’, vepër penale!  

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni për hapësirat publike, Rama: Zënia e territorit si

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me deputetët e Tiranës dhe drejtues të bashkisë deklaroi se termi ‘prona ime’ brenda hapësirave të komunitetit nuk do të ekzistojë më.  

Rama tha se ky veprim nga tani do të konsiderohet vepër penale, duke paralajmëruar të gjithë ata që kanë ngritur biznese, si parkingje private në këto hapësira.  

Më tej ai shtoi se edhe ne rastet kur një pronë e caktuar jepet nga pronarët për ndërtim, çdo hapësirë që i ngelet pallatit pas ndërtimit nuk konsiderohet më pronë e pronarëve të mëparshëm, por hapësirë publike e pallatit. 

“Lidhur me okupimin e një territori brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin “është prona ime”, kjo do të konsiderohet vepër penale. Kush vendos një tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty, me pretendimin se është prona e vet mes pallateve, kjo është vepër penale. 

Çdo lloj zënie tjetër e rrugës dhe pengimi i njerëzve me idenë “është prona ime”, është vepër penale. E kemi konsultuar këtë me të gjithë legjislacionet, dhe nuk ndodh askund që dikush, në emër të pronës së vet, të bëjë çfarë të dojë kur ndodhet në qytet dhe jo në pyll. 

Kemi adresuar edhe çështjen e bashkëpronësisë së truallit përreth një godine. Nëse një grup pronarësh bëjnë marrëveshje me një ndërtues për një pallat dhe ai pallat ndërtohet në një përqindje të atij territori që është pronë, gjithçka tjetër që nuk përfshihet në trupin e pallatit nuk është më pronë e atyre pronarëve. Lind nevoja për masë ligjore për të riparë dhe për të përmbysur dokumentet që janë në shkelje të këtij parimi”, tha Rama.  

Lini një Përgjigje