TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2025, 18:50

Batërdia me ndërtimet dhe mashtrimet, Rama kujtohet sërish: Do hartojmë një listë të zezë me investitorët abuzues

Shkruar nga Pamfleti

Batërdia me ndërtimet dhe mashtrimet, Rama kujtohet sërish: Do

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hartimin e një liste të zezë me ndërtuesit që abuzojnë me ligjin. Ai ka mbledhur në një takim drejtuesit e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e kryeqytetit, ku ka dhënë direktiva mbi aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Do të miratohet me ligj krijimi i një listë të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojn me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në këtë listë do të penalizohet për një numër të caktuar vitesh. Do marrim masat për një kategori ndërtuesish problematike, që njihen si mashtruesat që nuk linin banorët të futenin në pallat apo disa të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve pa hipoteka. Masat për këtë kategori do të jenë drastike. Ju bëj thirrje ta zgjidhin këtë problematike para miratimit të aktit normativ”, tha Rama.

Sipas tij, masa do të ketë ndaj gjithë ndërtuesve që i shesin apartamentet nga disa herë apo mashtrojnë organet përgjegjëse.

Por problemi është se kryeministri harron që ka 13 vite në pushtet. Shumë mirë që do e nisë këtë aksion, por a nuk janë bashkitë e tij që kanë dhënë leje ndërtimi. A nuk është Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar prej tij që u ka dhënë leje ndërtimi këtyre ndërtuesve.

Po ashtu para pak vitesh Rama nisi një aksion të ngjashëm për katet pa leje, “3 ditë” zgjati ai aksioni. Nuk u mor vesh kurrë se çfarë u bë me katet e sekuestruara dhe procedimet penale. Njerëz si Pëllumb Salillari jo vetëm ja hodhën ligjit, por dhe rimorën katet pa leje. 

Po ashtu edhe te objektet e legalizuara. Problemi qëndron te Kadastra, pasi skandali është se janë e legalizuar në shkelje flagrante. Po ashtu dhe te ndërtimet, çdo Bashki  dhe inspektorët duhet të mbikyqrin punimet e një objekti. Pra kryeministri në këto 13 vite ka mbyllur sytë dhe tani kujtohet.

Lini një Përgjigje