
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në takim deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Ai u shpreh se aksioni do të vijojë sepse ka shumë pritshmëri nga qytetarët.
Ai u shpreh se nuk do të ketë tolerim edhe ndaj objekteve që janë legalizuar.
“Të gjithë inventarin e problematikave të konstatuara në territor, nëse thjesht dhe vetëm këto problematika do të adresohen si duhet, është garanci që do sjellë çlirim, frymëmarrje të kryeqytetit dhe do të hapim perspektiva të reja për punët në vazhdim, që së bashku me Bashkinë e Tiranës, të adresojmë që në këto territore, të ndërtohet një moazik i ri, i një rilindjeje urbane 2.0. Shumica janë me zënien e hapësirës publike dhe prekin praktikisht jetën e të gjithë komuniteteve që jetojnë në Bashkinë e Tiranës. Volumi është tejet i madh, kanë krijuar një lloj pritshmërie, besimi, çojnë ankesa. Ka filluar edhe në pjesë të tjera të territorit”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje