Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD. Në fokus ka qenë protesta e 22 dhjetorit.
Në fjalën e tij, Flamur Noka ka thënë se janë ndarë grupet për organizimin e protestës.
Po ashtu ai u është drejtuar demokratëve duke u thënë se është në ‘lupë’ kontributi i gjithësecilit.
“Janë ndarë grupet për organizimin e protestës së 22 dhjetorit. Do monitorojmë kontributin e gjithësecilit”, është shprehur Noka.
Në mbledhjen e sotme të Këshilli Kombëtar, i para në 7 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, Berisha bëri me dije axhendën vijuese të Partisë Demokratike.
Ai kërkoi nga anëtarët angazhim maksimal me qytetarët sepse është koha e guximtarëve.
“Këto ditë që kanë mbetur, jeni të lutur, ju kërkoj të angazhoheni në takime intenisve me qytetarët. Është koha e guximtarëve, mos e harroni këtë!”-tha ai.
Berisha po ashtu u shpreh se qeveria nuk do t’u rezistojë protestuesve që do të mbushin sheshin në protestën kombëtare të 22 dhjetorit.
“Kjo qeveri nuk u reziston kurrë 3 apo 5 mijë burrave, grave, djemve që vendosin të zënë sheshin para kryeministrisë dhe të mos e lëshojnë atë derisa të ikë.”
Kreu i PD tha se plani janë protestat e forta dhe të fuqishme për të rrëzuar Ramën. Sipas tij Rama “i ka kohërat e numëruara” dhe s’ka asgjë që e shpëton nga PD.
Seç kam një përshtypje, që ty Flamur ta kanë futur në PD. Ti je kokë turku. Dikush tjetër është kokë dashi. Dikush tjetër është këmbë lepuri. Ama një borxh Edi Ramës ja keni. Dhe sot që është në hall duhet të hidheni. "Shoku shokun ta ndihmojmë, në rrezik e në nevojë". Revolucioni juaj është melhem për plagët që ka marë Edi Rama nga SPAK. Populli do mbajë sytë nga Ju dhe veshët nga SPAK, BKH dhe GJKKO. Për Ju në protestë do vijnë qytetarët pa sy e pa veshë.