TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2025, 18:57

Këshilli Kombëtar i PD, zbardhen debatet e para; kërkohet hetim për firmat në mbështetje të Endri Shabanit

Shkruar nga Pamfleti
Këshilli Kombëtar i PD, zbardhen debatet e para; kërkohet hetim
Këshilli Kombëtar i PD

Prej gati dy orësh në selinë e Partisë Demokratike po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar, e cila nisi me një fjalim të gjatë të kreut demokrat, Sali Berisha.

Ky i fundit kërkoi nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që të fokusohen në protestën e 22 dhjetorit, e para protestë kombëtare që pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

Por paralelisht, një grup prej 17 anëtarësh kanë paraqitur një propozim, përmes të cilit i kërkohet Këshillit Kombëtar që personazhe të lidhur me Soros ose që kanë përfitur nga tenderat e Qeverisë Rama, direkt ose indirekt, s’mund të jenë pjesë e kësaj partie dhe forumeve drejtuese.

Madje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është propozuar ngritja e një Komisioni Hetimor, sa i takon mënyrës se si u mblodhën firmat në mbështetje të Endri Shabanit si Avokat i Popullit. Sipas Top Channel, ky propozim është hedhur nga Aulon Kalaja, i cili ka mbështetur lëvizjen e Ervin Salianjit në strukturat e PD-së.  

Pjesë nga diskutimet:

Sali Berisha: Ne do të përqendrojmë diskutimet vetëm tek kjo temë. Çdo anëtar është i ftuar të shprehë sugjerimet, mendimet, kritikat, duke mbetur parti e fjalës së lirë. Sot do të fokusohemi tek organizimi i protestës. Kjo protestë është vetëm fillimi.

Edi Paloka: Nisma nga 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Propozoj, meqë sot tema është protesta, të ngrihet një grup pune ndërkohë dhe ta diskutojmë në mbledhjen më të parë.

Lisander Hoxha: Ne besojmë që Soros është kancer për demokracinë, jo vetëm për Shqipërinë, SHBA etj. Në mesin tonë është e papranueshme të kemi njerëz të lidhur me këtë organizatë.

Aulon Kalaja: Jam dakord me Lisandrin. Soros duhet të shpallet “non grata” nga Qeveria e ardhshme. Mendoj se PD duhet të shkojë më djathtas, duhet të jemi konservatorë, jo të themi që jemi parti e qendrës së djathtë. Është zgjedhur Avokati i Popullit, një sorosist me firmat e PD. Të ngrihet Komision Hetimor për mënyren sesi u morën firmat për Shabanin.

 

 

pd berisha keshilli kombetar

Lini një Përgjigje