Partia Socialiste ka shpallur një nismë kundër nepotizmit, duke kërkuar shkëputjen e familjarëve të deputetëve nga administrata publike. Por të dhënat zyrtare tregojnë se shumë figura të rëndësishme të PS-së kanë bashkëshortë, fëmijë apo të afërm të punësuar në institucione shtetërore. Edhe në opozitë situata nuk ndryshon...
Partia Socialiste vendosi dje të ndërmarrë një nismë për të luftuar nepotizmin brenda saj. Projekti u prezantua përpara grupit parlamentar në prezencën e Edi Ramës dhe detajet i dha kryetari i grupit, Taulant Balla.
Ai deklaroi se anëtarët e familjes së deputetëve të Partisë Socialiste nuk duhet të kenë angazhime në administratën publike, duke shtuar se kushdo që ndodhet në këtë situatë duhet të shkëputet nga ky pozicion.
“Po marr shembullin: unë jam një deputet i zgjedhur i Partisë Socialiste, duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë ata që janë rrethi familjar i imi që nuk kanë punë me administratën publike. Fatmirësisht nuk e kanë këtë hall, por kushdo që e ka këtë hall duhet të shkëputet nga ky hall”, u shpreh Taulant Balla.
Komisioni i Etikës brenda PS do të drejtohet nga Lindita Nikolla dhe anëtarë Kiduina Zaka, Erjon Malaj, Marjana Koceku dhe Ermal Elezi.
Por kush janë deputetët apo ministrat që kanë njerëz në administratë? “Pamfleti”, duke u bazuar te deklarimet në ILDKPK për vitin 2024, ka nxjerrë një listë me deputetë të PS, por edhe të opozitës, të cilët kanë gratë, burrat apo fëmijët në administratë. Në vitin aktual disa edhe mund të kenë ndryshuar vendet e punës, por fakti është që shumë figura i kanë familjarët në administratë.
Punësimet nepotike
Punësimet nga mazhoranca
-Albana Koçiu, bashkëshorti te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
-Arbjan Mazniku, bashkëshortja e punësuar te Këshilli i Ministrave;
-Antoneta Dhima, bashkëshorti i punësuar tek Albpetrol, djali te Banka e Shqipërisë;
-Evis Kushi, bashkëshorti tek OST;
-Ceno Klosi, bashkëshortja te Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
-Etilda Gjonaj, bashkëshorti te Drejtoria e Tatimeve;
-Ulsi Manja, bashkëshortja te Banka e Shqipërisë;
-Elisa Spiropali, bashkëshorti te DPSHTRR;
-Lindita Nikolla, vajza te Banka e Shqipërisë;
-Tërmet Peçi, bashkëshortja te Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tepelenë-Memaliaj.
Opozita
-Fatmir Mediu, bashkëshortja te Ministria e Transportit;
-Agron Gjekmarkaj, bashkëshortja te Banka e Shqipërisë;
-Bardh Spahia, bashkëshortja te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;
-Bledion Nallbati, bashkëshortja te Avokati i Popullit;
-Tomor Alizoti, bashkëshortja te Drejtoria Arsimore Tiranë.
Mire beni qe i publikoni por keta sjane as 1 % e nepotizmit qe ka mberthy pushtetin e shtetin Rama se Ed Rama administron dhe presidentin Bajram Begia me 200 dallkauke qe na kushtojne miliona e miliona leke shpenzime. Ju keni publiku veç ku punojnë grate e ketyre abuzuesve qe marrin miliona e miliona nga paga e allishverishet, por keni lene fëmijet, kuneterit,kunatat, vjehrat, vjehrit, baxhanakët, kunetrit, kunatrat, djemt e tezeve, xhaxhallareve, dajallareve etj. etj. patronazhistet etj.etj. Pushtet-shtetit nën sundim te Edvin Rames nese do te çmpleks strukturen e administrates publike i bie te shkrihet se dhe pastrueset i ka te nepotike. Ndaj harroje Gjergj se kjo do te ndodh. Ty te lumt qe i diskretito kto mortje por ka kalu shume kohe dhe jane betonizuar me hekur special, jane bo tveshtira gjerat. Vec po tu ndiqet pasunia e pamotivur mund te qerohen nga funksionet qe mbajne. Se edhe po te ikin nga administrimi i pushtetit keta ata qe do vijne ket pune do bejne si hakpune per kontributin qe do japin ne largimin e Rama rilindjes. Historia e 35 vjeteve te ikura ket verto. Mosndeshkimi ligjor e ketyre mortjeve e stimulo guximin per mos me ju fik qirini nepotizmit, korrupsionit e abuzimit.
Shume sakte. Nuk i hiqet asnje presje!
Na mbyten. Ngado si ferra.
Cne kjo Albana burrin te doganat?! Qenkan goxha mire goxha mire.
Mos beni gjueti shtrigash… p.sh. burri i Albanes eshte ne dogana shume me pare se kjo te behej drejtoreshe e DAP e me pas Ministre e Shendetsise e tani e Brendshme. Nuk eshte ky problemi. Fakti si i kane marre keto vende dhe si i mbajne eshte i rendesishem. Qe burri i Spiropalit te jete akoma ne shtet nuk shkon pasi ai merr tendera publik me bizneset qe ka. Nese jane vertete socialiste te lene vendin njerzve qe kane merita e nevoje te punojne pasi keto personazhe rrogen e kane per shpenzime restoranti…keto jane disa nga faktet qe nuk shkojne ne administraten publike.
Xhemal Qefalia qe eshte zv. Minister i Brendshem ka dhendrin drejtor te agjensise se barnave
Gazetare, nese doni te beni punen dhe te nderoni veten dhe kete komb: Gjurmoni parane e ketyre hajduteve dhe lerini nepotizmat. Perse nuk shikoni se si cdo njeri pasi behet drejtor perdisa kohe, pasi le detyren behet me prona dhe biznesmen? Si nje ish deputet behet biznesmen? Si jane bere bosa keta mora me rroge shteti? Perse nuk gjurmoni sipas rregullave asetet e tyre dhe t'i denonconi publikisht? Gjurmoni dhe denonconi te pabreke qe behen ndertues dhe pyesni per financat e tyre. Perse nuk kerkoni transparence mbi drejtore, kryetare bashkish, deputete e gjyqtare me dyqane e lokale ne Tirane, thone qe njeri e ka perballe Inxhinierise se Ndertimit
Keni harruar apo beni sikur: Gjyzepina, vajzen te Banka e shqiperise, djali ne Kontrolli Larte Shtetit...bir Selman I nenes!
Ne fakt eshte absurditet qe karriera e nje bashkeshorti te kushtezohet nga e tjetrit. Eshte metode komuniste. Madje nga njera ane do te thote qe nese bashkeshorti-tja jote eshte minister apo deputet ti nuk ke nevoje te punosh. Tani do shohim ca pirueta te cuditshme nga Rama. Eshte i coroditur mund te bej gjithcka. Eshte si lokalet qe nje dite te bukur fillo ti prish. Ose drejtoret e bashkive qe pas zgjedhjeve i beri raprezalje. sidomos tani qe i ka ardh fundi do presim gjithcka. Ndaj mos u cudisni.
Kjo eshte llufta moderne e klasave Nuk ka rendesi ku punojne. Vendin e punes mund ta kene pasur shume vite para se familjaret e tyre te beheshin deputete ose ministra. E rendesishme eshte a kane arsimimin perkates dhe a shkojne ne pune dhe si e bejne punen.