TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 10:32

Mbyllet Kuvendi, PS tërheq votimin për bastet online, marrëveshja me Italinë për emigrantët ende në pritje

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet Kuvendi, PS tërheq votimin për bastet online,

Ka zgjatur vetëm 24 minuta dhe është mbyllur mes kaosit seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend.

Pavarësisht kësaj situate, mazhoranca ka vijuar me votimin e projektligjeve që ishin parashikuar të kalonin.

I vetmi ligj që nuk kaloi ishte ai për bastet, që u hoq nga rendi i ditës po me kërkesë të PS-së.

Ndërsa ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit. Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.

Teksa Lindita Nikolla lexonte rendin e ditës dhe nisi votimin nen për nen për projektligjet, opozitarët vijonin t’i binin zhurmueseve.

Pavarësisht se një numër i madh i deputetëve të opozitës ishin të përjashtuar, deputetët e pranishëm, Ina Zhpa, Lefter Gështenja, Edi Paloka vijuan me skenarin e kaosit. 

Ndërkohë PS rrëzoi edhe amendamentet e Bashës për t’i dhënë 50 milionë USD ndihmë Kosovës.

Pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha me deputetët e tij u largua nga salla e Kuvendit.

23 deputetët të opozitës të përjashtuar tentuan të futen në sallën plenare por nuk u lejuan. Flamur Noka i hodhi miell punonjësve të Gardës dhe sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjoncajt.

 

Lini një Përgjigje