
Deputeti Dashnor Sula u paraqit sot në Kuvend i veshur me një xhaketë me euro e dollarë për të kundërshtuar ligjin për kthimin e basteve online.
Në sallën plenare Sula u pa duke hedhur euro e dollarë false drejt ministrave e deputetëve socialistë, si shenjë proteste ndaj projektligjit për baste.
Ndërkohë kolegët e tij kanë protestuar me zhurmuese duke shkaktuar zhurmë në sallën e Parlamentit.
Në momentin që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla po lexonte rendin e ditës, deputeti Dashnor Sula ka bërtitur ”Hajdutë!”.
Nga ana tjetër garda qëndron “gardh” tek foltorja e Kuvendit për të mos lejuar deputetët e opozitës t’i afrohen foltores.
Lini një Përgjigje