TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 09:55

23 deputetët e 'Foltores' të përjashtuar nga seanca; Basha shmang tensionet, mbërrin 1 orë para në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

23 deputetët e 'Foltores' të përjashtuar nga seanca;

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e tij kanë mbërritur në Kuvend, ku do të marrin pjesë në seancën plenare.

Sot pritet të votohet ligji për kthimin e basteve online.

Ai ka mbërritur në Parlament i shoqëruar nga deputetët e grupit të tij.

Kryedemokrati me grupin e deputetëve të tij kanë munguar në seancat plenare për shkak të kaosit që krijojnë grupi Bardhi-Berisha, por sot 23 prej tyre nuk do të lejohen të futen në sallë duke qenë se janë të përjashtuar.

Kujtojmë se “Etika” vendosi të mërkurën që deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka të përjashtohen nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë. Ndërkohë për deputetin Gazment Bardhi masa disiplinore ishte 10 ditë.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR

1-Albana Vokshi

2-Sorina Koti

3-Elda Hoti

4-Lindita Metaliaj

5-Isuf Cela

6-Tritan Shehu

7-Lefter Geshtenja

8-Helidon Bushati

9-Xhelal Mziu

10-Edmond Spaho

11-Oerd Bylykhashi

12-Ervin Salianji

13-Saimir Korreshi

14-Kasem Mahmutaj

15-Ramadan Likaj

16-Kastriot Piroli

17-Qani Xhafa

18-Lodovik Hasani

19-Luan Baçi

20-Bledion Nallbati

21-Asllan Dogjani

22-Flamur Noka

23-Gazmend Bardhi

 

Lini një Përgjigje