
Teksa jemi pak minuta nga nisja e seancës plenare, deputetët e grupit Bardhi – Berisha i janë drejtuar hyrjes së Kuvendit për t’u futur në sallë, por janë ndaluar nga punonjësit e Gardës.
Flamur Noka i ka hedhur miell punonjësve të Gardës.
Sot pritet që të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online.
Në rendin e ditës është futur edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj. Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit. Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.
Lini një Përgjigje