TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 09:30

Presidenti Begaj takim 'kokë më kokë' me ministrin e Jashtëm, zbulon tre çështjet për çfarë diskutuan

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj takim 'kokë më kokë' me ministrin e
Presidenti Bajram Begaj në takim me ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti ka zbuluar se me kryediplomatin ka diskutuar në lidhje me situatën në rajon, për marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.

'Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.', shkuan presidenti në reagimin e tij.

presidenti begaj igli hasani

Lini një Përgjigje