
I ftuari i mbrëmjes së sotme në Podcastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube është Luçiano Boçi.
Ish-deputeti do të flasë për situatën ku ndodhet sot opozita dhe përballja me qeverinë. Po ashtu ai është pyetur mbi raportet që ka me Gazmet Bardhin dhe për bashkimin me këtë të fundit.
Boçi u ndal dhe te protestat, duke thënë se nuk ka zgjidhje përveç revoltave.
“Padyshim e kemi mbështetur. Ka pasur takim jo vetëm për t’i mbështetur, por dhe për të zgjidhur problemin. Që mos dalim nga thelbi. Është protesta ajo që e zgjidh problemin. Jo të pranosh dhe të nënshtrohesh. E arrestuan dhe ikni ju. Pranoni dënimin. Revoltë deri në fund. Përmbysje të situatës. Atë që kërkon qytetari. A ka reaguar qytetari? Ka ikur. A kanë ikur qytetarët? Pse nuk e nxjerrin censusin? Kanë ikur, 1 milionë qytetarë.
Ku është ekonomia në raport me çmimet dhe pagat? Nuk është revoltë e PD. Është revoltë e qytetarit për të ndryshuar thelbin e reagimit. I cili nuk prodhon asgjë të mirë. Për referencë për intervistën e Ahmetajt dhe çështja e inceneratorit tregon gjithçka. Ai tregoi se qeveri ka iniciuar kanabizmin e vendit dhe i kishte thënë që nuk ka shembull vendi që të ketë ecur përmes drogës dhe mori shembullin e Kolumbisë. Qeverisje kriminale. Kjo është minimi i demokracisë. Një qeveri që pranon kanabizimin pret jetë e ndershme”, tha ai.
Lini një Përgjigje