
I ftuari i mbrëmjes së sotme në Podcastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube është Luçiano Boçi.
Ish-deputeti po flet për situatën ku ndodhet sot opozita dhe përballja me qeverinë. Po ashtu ai është pyetur mbi raportet që ka me Gazmet Bardhin dhe për bashkimin me këtë të fundit.
Bardhi pas kthimit nga SHBA ju bashkua protestës poshtë banesës së Berishës dhe Boçi ka folur mbi porositë që ai ka marrë në Uashington.
-Ju thatë që raportet e të hënës ju bashkoi me grupin e Bardhit, ky i fundit zhvilloi një vizitë në SHBA. Ndau me ju ndonjë informacion për çfarë ka folur përtej oqeanit.
Në mënyrë zyrtare komunikimet janë të domosdoshme dhe ndarja e qëndrimeve dhe opinioneve. Kjo realizohet në nivelin e grupit parlamentar.
-Kishte marrë nondjë porosi?
Zoti Gaz Bardhi e ka ndarë informacionin e tij me deputetët përkatës, unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar.
-Mes kolegësh?
Jo mes kolegësh se ne nuk bëjmë thashetheme, ne kemi qëndrime serioze. Dhe në vizita të tilla duhet të jenë qëndrime zyrtare.
-Ka ndonjë pengesë nga amerikanët Bardhi për tu bashkuar me Berishën?
Nuk e mendoj ka pengesë, ndoshta hezitim. Në politikë dhe diplomaci gjuha nuk është kaq e drejtpërdrejtë ku dikush të urdhërohet përtej vullnetit të tij. Nuk besoj që përfaqësues që lirinë e fjalës e kanë yll polar të ndalojnë qëndrimin politik të dikujt.
Lini një Përgjigje