TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2024, 19:40

Protesta e 20 shkurtit, Berisha: Tubim masiv, do habitet Shqipëria, Europa dhe mbarë bota!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e 20 shkurtit, Berisha: Tubim masiv, do habitet Shqipëria, Europa

Ish kryeministri, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e thirrur më datë 20 shkurt do të jetë një tubim që do të bëjë jehonë në Shqipëri dhe Europë.

Nga dritarja e banesës ku vuan masën arrest shtëpie, Berisha deklaroi se me 20 shkurt protestës do t’i bashkohen jo vetëm demokratët, por shqiptarë nga mbarë Shqipëria.

Ai shtoi se populli shqiptar do të ngrihet në protestë për Incneratorët, për aferën Rama-McGonigal dhe kundër ndërtimit të Skavicës.

Duke u mbledhur bashkë me 5 shkurt, ne u bëmë dhuratën më të bukur çdo demokrati që na ka mbështetur në mënyrë të palodhur dhe me sakrifica 10 vite me radhë. Me bashkimin tonë, ne u bëmë atyre dhuratën e shumëpritur, dhuratën e shpresës, dhuratën e mirënjohjes, dhuratën e fitores!

Por, demokrate dhe demokratë, bashkimi i 5 shkurtit ishte vetëm diçka e vogël, po të krahasosh me atë që do të shohë Shqipëria, Europa dhe bota me 20 shkurt.

Jo vetëm opozita, por mbarë populli shqiptar do bashkohet më 20 shkurt kundër të keqes, kundër aleancës së qelbësirave, kundër grabitjes së votës së lirë, kundër asgjësimit të pluralizmit në parlamentin e krimit, kundër dëbimit me kushtet e krijuara të shqiptarëve nga dheu i tyre, kundër arrestimit politik të liderit të PD, kundër vjedhjes së shekullit të inceneratorëve, kundër taksave të larta, kundër çmimeve të larta, kundër ndërtimit të Skavicës dhe mbytjes së Dibrës, kundër grabitjes së Portit të Durrësit, kundër skandalit të shekullit Rama-McGonigal, kundër drejtësisë së kapur nga Edi Rama, kundër shkelmimit dhe shitjes së interesit kombëtar nga tradhtari Edi Rama.

Miq, ashtu si demokratët që mendojnë ndryshe, nuk e kishin tabu të qëndronin krah njëri-tjetrit në Rrugën e Shpresës, demokratët, opozitarët e tjerë, elektorati gri, socialistët e zhgënjyer nuk do e kenë më tabu të rrinë krah për krah njëri-tjetrit, sepse në fund të ditës, kauza e demokracisë është kauza e çdo shqiptari. Shqipëria është e çdo shqiptari, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë misionarët e pamposhtur, qytetarët e saj. 20 shkurti, dita e triumfit, rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, tha ai.

20 shkruti berisha

Lini një Përgjigje