
Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ishte i ftuari i radhës në podcastin e “Pamfletit”, “Të Pashoq”, foli edhe sa i takon drejtësisë së re dhe goditjeve të SPAK.
Lidhur me këtë, Boçi deklaroi se SPAK ka devijuar nga standardet e respektimit të ligjit dhe po merret me emra të përveçëm dhe nuk po fokusohet te aferat, si ajo e inceneratorëve.
Pjesë nga biseda:
SPAK u ngrit falë SHBA-ve nuk do t’i besoni këtij aleati, e zëroni SPAK-un?
Boçi: Pse ti e ballafaqon besimin ndaj aleatit me besimin ndaj SPAK, Ka pasur mbështetje, por pse SPAK ka devijuar nga standardet e respektimit të ligjit.
-Pse kaq i plotfuqishëm është ky Rama
Boçi: Po më thuaj një pushtet që nuk ka kapur Rama dhe do bie dakord
-Jo unë skam prova.
Boçi: Pse mediat si ka kapur, Ka kapur Gjykatën Kushtetuese, e respektoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për teatrin Bashkia Tiranës, Rama e respektoi , jo po bënë ndërtimin .
-Po si do ta mposhtni një person kaq t'fuqishëm si Rama?
Boçi: A po kush e mposht revolta popullore, nga ajo trembet ai dhe nga ajo që ndodhi të hënën. Prandaj nuk ka respektim ligji prandaj dhe akuzat tona ndaj SPAK
Kemi qenë ne që kemi inkurajuar SPAK, kemi qenë ne që kemi dërguar kallëzime dhe dokumente që ai të vazhdojë punën pa u ndikuar nga politika dhe që t merret me aferën jo me individët.
-SPAK ka goditur dhe majtas, sa kryebashkiakë janë goditur nga drejtësia e re majtas. Sepse nëse thoni se e ka kapur Rama dhe drejtësi godet të vetët, s’bën sens.
Boçi: Kështu bënte dhe Enveri, vrite të vetët dhe pastaj kapte Xhevdet Mustafën në fund fare. Unë nuk e mat SPAK nga emrat, sepse nuk duket efektshmëria e një institucioni hetues nga emrat, por tek aferat. Ku është afera e inceneratorëve, kë ka akuzuar SPAK për aferën e inceneratorëve, as Lefter Kokën, as Arben Ahmetajt, asnjë nga zyrtarët e lartë, por vetëm anëtarët e komisionit të dhënies së koncesioneve. Sepse po dolëm ke afera dalim ke kreu i grupit kriminal. Dhe frymëzuesi i aferës së inceneratorëve, thënë dhe nga ish bashkëpunëtori i tij më afërt, është Edi Rama. Çfarë kërkon më tepër SPAK-u?
-Keni pritshmëri që SPAK të bëj lëvizje të re pas intervistë së Ahmetajt?
Boçi: Unë e inkurajoj SPAK-un, SPAK-u nuk duhet të veproi politikisht. ai duhet të ketë një pol ligji që amerikanët e kanë dhe e insistojnë dhe e mbi të e ndërtuan SPAK. Dhe nëse do të ishte ligji, Rama do të ishte në burg tashmë.
Lini një Përgjigje