TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2024, 22:30

Hapi i radhës i aksionit opozitar? Salianji shpjegon skenarin se si do të shkohet në mosbindje civile

Shkruar nga Pamfleti

Hapi i radhës i aksionit opozitar? Salianji shpjegon skenarin se si do

Deputeti i Partisë  Demokratike Ervin Salianji tha se opozita është në ditë të vështira për shkak të përplasjeve të brendshme.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Salianji tha se opozita ka bërë gjithçka për të çuar drejt mosbindjes civile po për këtë duhet të fitojë besimin e qytetarëve.

Opozita është në ditët më të vështira, për shkak të përplasjes së brendshme, të situatës që ka ndodhur, është në ditë të vështirë. Atë që bënte PS minimalisht ne nuk po e bëjmë. Po shoqëria a nuk duhet të reagojë?

Të gjithë kanë detyrimin të reagojnë; shoqëri civile, media. Opozita i ka bërë të gjitha përpjekjet e saj për të çuat drejt mosbindjes civile. A do ta arrijë? Opozita është e vonuar, ndoshta nuk frymëzon, nuk ka figura frymëzuese. Edhe bashkimi i PD është i pamjaftueshme. Zgjidhja është duke iu drejtuar qytetarëve”, tha Salianji.

salianji opozita

Lini një Përgjigje