
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se opozita në Shqipëri duhet të jetë shumë më radikale në aksionin e vet përballë pushtetit.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai deklaroi se aksioni i opozitës duke hyrë nga dritarja e kuvendit pasi nuk i lejojnë të hyjnë nga dera, nuk është dhunë. Sipas tij, aksioni radikal dhe opozita e dhunshme janë dy gjëra komplet të ndryshme.
“Opozita duhet të jetë më radikale në veprimet e veta. Të hysh nga dritarja nuk është dhunë, këta janë shumë të butë. Unë mendoj që opozita shqiptare duhet të jetë më radikale nëse duam të shohim opozitë. Nëse dikush e quan dhunë se ka gjuajtur me topa letre e kanë gabim. Aksion radikal dhe opozitë e dhunshme është krejt gjë tjetër”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje