TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2024, 20:25

GJKKO dënoi Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, avokati i ish-kryebashkiakut: Vendim i pambështetur në prova!

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO dënoi Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, avokati

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe me 1 vit heqje lirie shtetasen Alma Kaçi për prostitucion.

Avokati i Safet Gjicit, Përparim Kulluri në një dalje për mediat u shpreh se vendimi ndaj ish-krye bashkiakut ishte i pambështetur në prova. Sipas tij, Prokuroria e akuzonte Gjicin për korrupsion pasiv, ndërsa Gjykata e dënoi për veprën penale “Shpërdorim Detyre”. Ai tha se do ta ankimojnë vendimin pasi të njihen me argumentet e Gjykatës.

Nga korrupsion e dënuan për shpërdorim të detyrës. Kur të shohim argumentat për këtë vendim do ndjekim rrugët tona për ankimim. Do shohim vendimi kur të zbardhet do bëjmë ankimim. Vendimi shumë i sforcuar, nuk e di se çfarë do shkruajnë aty. Do lexoj vendimin e zbardhur që unë ta kuptoj si e ka argumentuar gjykata vendimin”, tha ai.

gjici

Lini një Përgjigje