TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2024, 19:02

Pas emigrantëve, Italia plan për të sjellë edhe të burgosurit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Pas emigrantëve, Italia plan për të sjellë edhe të

Pas emigrantëve, Italia duket se synon të sjellë në Shqipëri edhe të burgosurit. Bëhet fjalë për një marrëveshje si ajo me Anglinë, ku të dënuarit shqiptarë në Britani do të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo, në Komisionin e Drejtësisë, teksa foli për mbipopullimin e burgjeve në Itali.

Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar të burgosur në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tij. Kjo na erdhi në mendje - shpjegoi Russo – për të bërë të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: të mos dërgojmë para në Shqipëri, por të ofrojmë shërbime të tipit penitenciar”, tha ai.

Sipas tij, aktualisht në burgjet italiane ndodhen 60814 të burgosur, me një rritje me rreth 400 të burgosur më shumë çdo muaj.

Ne objektivisht kemi një rritje me rreth 400 të burgosur më shumë çdo muaj në burgjet italiane. Deri më sot kemi 60814 të burgosur. Prej tyre 43 mijë janë bashki dhe të tjerat ndahen në siguri të lartë dhe 41 bis”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje