TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2024, 18:13

Çështja e Gërdecit, Romeo Kara: Berisha figura kryesore e tragjedisë!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e Gërdecit, Romeo Kara: Berisha figura kryesore e

Avokati Romeo Kara deklaroi se figura qendrore e tragjedisë së Gërdecit është, ish kryeministri Sali Berisha dhe jo Fatmir Mediu.

Në një intervistë për “Report Tv”, Kara tha se çështja e Gërdecit duhet riparë në një tjetër aspekt, sipas tij duhet hetuar shkaku përse erdhi kjo fatkeqësi, që sipas tij u shkaktua nga korrupsioni i pastër.

Më tej ai shtoi se në Amerikë 3 persona janë dënuar për këtë çështje, ndërsa në vendin tonë ende askush nga zyrtarët e lartë nuk është prekur.

Thelbi është se kjo çështje duhet riparë me tjetër klasifikim se pse kemi vajtur në këto pasoja, këto pasoja kanë ardhur prej një korrupsioni të pastër që është bërë më një aferë të pastër, aq sa u quajt Hiroshima shqiptare.

Kosta Trebicka kishte incizuar Diverolin që në këtë aferë ishte përfshirë Berisha. Të merret në pyetje dhe Luan Hoxha ish shefi i shtabit dhe Guy Lawson. Tre persona në Amerikë janë dënuar për këtë aferë. Është dënuar me 4 vite burg Efraim Diveroli.

Ata bashkëpunuan edhe janë dënuar me arrest shtëpie. Këtu ish-qeveritarët tanë, akoma nuk janë prekur.  Mendoj se çështja duhet të riklasifikohet, për mua nuk është figura kryesore Mediu, por fillon dhe mbaron me Sali Berishën”, tha Kara.

romeo gërdeci berisha

Lini një Përgjigje