
Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici në gjykatë. Ai i kërkoi falje familjes, teksa fajëson për videon ish-kreun e këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Uruçin.
Mbrojta e Gjicit insiston që Alma Kaçi është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu, ajo ka pasur komunikime me Abedin Oruçin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën memorie që është bërë regjistrimi.
Sipas mbrojtjes, prokuroria nuk ka gjetur pajisen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse ne bazë të akt ekspertimit të kartmemories që u gjet në gotë me të cilën dyshohet se u bë regjistrimi nuk rezulton që të jetë e regjistruar aty.
“Pamjet janë gjetur tek një usb në banesën e Kaçit. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje. Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruci i ka dhënë prokurë avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyetur Abedin Oruçin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën”, shprehet mbrojtja e Safet Gjicit.
Sipas mbrojtës në datë 23 maj 2023 ka qenë takimi i parë mes Safet Gjicit dhe Alma Kacit, kohë në të cilën ata kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Lini një Përgjigje