
Avokati Romeo Kara i cili ka bërë kallëzimin për CEZ-DIA në SPAK, tha se është kërcënuar pas kallëzimeve që ka bërë në prokurori. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, Kara tha se drejtësia tashmë duhet të veprojë. Po ashtu ai foli edhe për rastin e Berishës që është në arrest shtëpie.
“Nuk ka një rast si ngjan tjetrit duhet të hetohet. Masa e sigurimit nuk është masë dënimi. Ai edhe nuk i është bindur vendimit të gjykatës. Unë kam bërë kallëzim penal për CEZ-DIA-n. Kam përforcuar kallëzimin tim. Nuk e di nëse do të ketë zhvillime. Se po e le më gjatë është si puna asaj tavës do të digjet. Mendoj se tava është pjekur, kërcënime ka çdo ditë”, tha Kara.
Prej disa muajsh flitet se SPAK e ka qepur dosjen e CEZ-DIA, por deri më tani nuk ka pasur asnjë masë ndaj ish-presidenti Meta.
Lini një Përgjigje