
Aktivisti Genc Burimi ka debatuar ashpër me juristin Romeo Kara, të cilën e akuzoi se po i censuron fjalën e lirë, pasi ky i fundit nuk e lejoi të fliste negativisht për SHBA-në.
Gjatë një debati në ‘Studio Live’ në Report Tv, Burimi akuzoi avokatin për censurim të lirisë së fjalës, ndërkohë që Kara ju përgjigj menjëherë, duke e akuzuar Burimin se është vënë në shërbim të Berishës.
Pjesë nga debati në studio:
Burimi: Ti vazhdon bën censurë! Duhet t’i themi plaç edhe Enver Hoxhës edhe Amerikës. E kemi bërë revolucionin për lirinë e fjalës. Turp të të vijë. Nuk ka censurë në demokracie. Mendimi është i lirë. Turp të të vijë të shpikësh censurë.
Kara: Ti godet Amerikën dhe ne mos të flasim! Ne e kemi me ligj personat të cilat me çdo lloj veprimi cenojnë alenacën strategjike bëjnë shkelje ligjore të renda. Turp të të vijë ty ore që shkon te Berisha e ha bukë të Berisha e i lëpin b*thën.
Lini një Përgjigje