TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 09:21

A do të marrë Berisha pjesë në Kuvend? GJKKO vendos sot në orën 14:30 për ish kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti
A do të marrë Berisha pjesë në Kuvend? GJKKO vendos sot
Sali Berisha në SPAK

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.

Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.

Seanca pritet të nisë rreth orës 14:30, ndërsa avokatët kërkojnë për herë të katërt kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Seanca e 1 shkurtit në GJKKO u shty nga gjyqtarja Gjoka pasi me argumentin se fletëthirrjen që do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri.

Kujtojmë që më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. 

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

spak berisha

Lini një Përgjigje