TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 09:59

Tensionet para seancës plenare/ Noka shtron miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit: Ky është narkoshteti!

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet para seancës plenare/ Noka shtron miell në formën e

Flamur Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, që sipas tij tregon se ky është narkoshtet.

Deputetët e përjashtuar të opozitës po tentojnë të hyjnë në Kuvend.

Flamur Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, që sipas tij tregon se ky është narkoshtet.

Deputeti Noka pasi i hodhi miell gardistëve, theksoi se ishte maxhoranca ajo që i hapi rrugë padrejtësisë.

Ai u shpreh se opozita nuk është fasadë e Ramës.

Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë.”, tha ai.

Lini një Përgjigje