
Deputetët e opozitës të cilët nuk janë të përjashtuar, janë futur në sallën e Kuvendit dhe kanë bllokuar foltoren.
Deputeti Xhelal Mziu është përplasur me Gardën në nisje të seancës.
Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikkolla po lexon rendin e ditës, deputeti Dashnor Sula ka bërtitur” Hajdutë!”.
Garda ka krijuar “gardh”. Deputetët kanë shkaktuar rrëmujë dhe u kanë rënë bilbilave.
Jashtë sallës së Kuvendit ndërkohë, deputetët e përjashtuar kanë tentuar të futen brenda, por nuk janë lejuar nga garda, ndërsa deputeti Flamur Noka i ka hedhur edhe miell.
Lini një Përgjigje