TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 17:44

Marrëveshja Itali-Shqipëri për njohjen e pensioneve, Tabaku: Duhet të bëjmë gjithçka për ta finalizuar sa më shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja Itali-Shqipëri për njohjen e pensioneve, Tabaku:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Montecitorio në Romë foli për marrëveshjen e pensioneve Itali-Shqipëri e cila ende nuk është finalizuar.

Me anë të një postim në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se qeveria duhet të bëjë çfarë është e mundur për firmosjen e marrëveshjes.

Ndërkohë më tej ajo tha se nga 300 mijë shqiptarë që paguajnë kontribute sociale, 31 mijë prej tyre janë në moshë pensioni.

Sot nga Roma ne Senat dhe dhomën e deputetëve, duke diskutuar sigurisht për procesin e integrimit, për mbështetjen që Italia ka dhënë, çfarë mund të bëjmë ndryshe më mirë.

Por ajo që është më e rëndësishmja për të diskutuar për kontributin e qindra mijërave shqiptarë qe jetojnë dhe punojnë ne Itali. Janë 300 mijë shqiptarë që paguajnë kontribute sociale, që paguajnë çdo muaj sigurimet shoqërore, 31 mijë prej të cilëve janë në moshë pensioni, që duhet patjetër të marrin pensionin e tyre. Duhet të bëjmë çdo gjë që marrëveshja të firmoset dhe të lëvizë ne Senat dhe ne dhomën e deputetëve”, u shpreh Tabaku.

tabaku pensionet

Lini një Përgjigje