TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2025, 17:04

Lulzim Basha merr parti me qira, ja skema për të hyrë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Lulzim Basha merr parti me qira, ja skema për të hyrë në

Lulzim Basha do të ketë partinë e tij, por jo të re, por të huazuar nga një parti e vogël, që drejtohej nga Edmond Stojku.

Thënë ndryshe, partia Aleanca Demokracia e Re, do të marrë emrin Koalicioni Euroatlantik, dhe do të ketë një tjetër kryetar, teksa aktualisht sipas Besart Logut, i ftuar në studion e Breaking me Fiori Dardha në Top News, po kryhen procedurat për ndryshimin e emrit dhe kryetarit.

Besart Logu u shpreh se edhe pse ka qenë në krah të Lulzim Bashës, nuk pranon që vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të dalë me një parti të re, por do të jetë pjesë e Partisë Demokratike.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, konfirmoi një gjë të tillë, i cili theksoi se pjesa krah Lulzim Bashës u përça, pasi një pjesë kërkonte krijim të një partie të re, e pjesa tjetër nuk pranonin të mos ishin pjesë e PD, por të luftohej për të, pasi lufta ishte për parime dhe jo interesa personale.

Lini një Përgjigje