Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në parlament amendamente të cilat ndryshojnë rregullat për identifikimin e zgjedhësve në procesin e votimit.
Sipas këtyre amendamenteve do të bëhet e mundur që në zgjedhjet e 11 majit, të votojnë dhe shqiptarët me dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë, jo vetëm dokumente të shtetit shqiptar.
“Kjo, jo vetëm me ndikim për ata që votojnë në Shqipëri, por mbi të gjitha me ndikim të jashtëzakonshëm në zgjerimin efektiv, maksimal të të drejtës së votës së atyre që votojnë nga jashtë Shqipërisë. Me këtë amendament, ne bëjmë të mundur një ndryshim rregulli që përputhet me këtë reformë të jashtëzakonshme që është bërë në të drejtën e votës në Shqipëri, në zgjerimin e kësaj të drejte në gjysmën e elektoratit shqiptar.”, tha Oerd Bylykbashi në një konferencë për mediat.
Sipas Bylykbashit, shifrat e regjistrimit të popullsisë janë manipuluar dhe shtetasit shqiptarë me të drejtë vote, që jetojnë jashtë vendit janë shumë më tepër nga sa është raportuar.
“Republika e Shqipërisë ka në regjistrat e saj të gjendjes civile, pra në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, rreth 4 milionë e 700 mijë shtetas nga 0 deri në sa vjeç jetojnë, pra janë 4 milionë e 700 mijë shtetas shqiptarë. Prej këtyre, zyrtarisht në këtë moment janë 3.7 milionë shtetas me të drejtë vote. Pra janë mbi 18 vjeç.
Më datë 11 maj, 3.7 milionë shtetas kanë të drejtën e votës, pra rreth 1 milion janë në moshën 0 deri në 18 dhe nuk votojnë.
Pra këta 3 milionë e 700 mijë shtetas janë rreth 79% e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote.
Në Republikën e Shqipërisë, sipas censusit dhe të dhënave zyrtare të deklaruara çdo vit nga INSTAT për censusin e fundit, në gjykimin tonë janë të dhëna të manipuluara dhe jo të vërteta. Kjo shifër është 2.4 milionë, pra shtetas shqiptarë nga 0 deri në 18 vjeç dhe mbi 18 vjeç, janë 2.4 milionë persona që jetojnë në Shqipëri.
Lini një Përgjigje