TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2025, 12:10

“Hyri në SPAK me PL dhe doli me PS”, Blushi: Altin Dumani i mbushi mendjen Braimllarit të ndryshojë teserën e partisë

Shkruar nga Pamfleti

“Hyri në SPAK me PL dhe doli me PS”, Blushi: Altin Dumani i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e Endrit Braimllarit për t’u shkëputur nga PL dhe për t’u bashkuar me PS-në.

Blushi tha se Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS-së. Ai u shpreh gjithashtu se duhet të pyetet kreu i SPAK, Altin Dumani, sesi ja mbushi mendjen Braimllarit për të marrë teserën e Partisë Socialiste.

Sipas tij, SPAK ka dhënë prova dhe ka treguar se sot është institucioni që ndan teserat e Partisë Socialiste.

“Hyri në SPAK me PL dhe doli nga SPAK me PS. Pyeteni edhe Altinin, i thoni ‘ore çfarë bëre që i dhe teserën e PS këtij djalit?’. Altini duhet të na e thotë si ja mbushi mendjen. Pra SPAK sot ndan teserat e PS.

Është faji i partisë në këtë rast, apo faji i individit? Në radhë të parë është çështje karakteri. Mua më vjen keq për të gjithë ata burra e gra që sakrifikojnë përditë, pa bukë, në kushte ekstreme mbijetese.

Ne kemi mijëra anëtarë që mezi shtyjnë muajin me të ardhura minimale dhe pranë mbështesin PL. Ti kur sheh dikë që i ka marrë kësaj partie gjithçka, deputet, i pari i listës dhe kalon andej, çfarë të them unë tani”, tha Blushi për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje