TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2025, 22:26

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon detaje: Është regjistruar në Gjykatë

Shkruar nga Pamfleti

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon detaje: Është

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””.

Lajmin e ka dhënë në Ditarin me Bruna Çifligun, gazetari Albi Xhunga, sipas të cilit kjo parti është tashmë e regjistruar në gjykatë. Xhunga deklaroi se kjo do të jetë forca kryesore opozitare pas 11 majit, ndërsa akuzon Berishën për bashkëpunim të hapur me Ramën.

“Do të marrë pjesë me logon e partisë Demokratët Euroatlantikë dhe që në momentin që flasim është e regjistruar në gjykatë. Unë mendoj që ky formacion politik nëse nuk mund ta marrë pushtetit se është e pamundur ta marrë pushtetin në një realitet ku Berisha e Rama janë në bashkëpunim të hapur, por unë jam i bindur që forca kryesore opozitare pas 11 majit, do të jenë Demokratët Euroatlantikë me apo pa koalicion. Unë mendoj që do të krijohet një pol i tretë politik dhe një pol i dytë opozitar tani kemi opozitën formale të Berishës, por me akte e qëndrime politike tregojnë që nuk janë në opozitë”, tha Xhunga në A2 CNN.

Xhunga nuk përjashtoi koalicionin e Alebeajt me Bashën në zgjedhjet e 11 majit, ku do të garohet me lista të hapura.

“Kemi të bëjmë me politikë të pastër. Alibeaj është antiberishist. Në këtë koalicion do garohet me lista të hapura dhe  se kush do futet në parlament me votat e veta”.

Ndërsa sipas Xhungës, partia e Endri Shabanit dhe Arlind Qorit do të dalin jashtë politikës pas zgjedhjeve të 11 majit. Këtë bindje ai e lidh me faktin se sipas tij janë parti kryetarësh që kërkojnë koalicion me Adriatik Lapajn.

“Dy individë nuk mund të jenë parti politike, kanë mbetur në dorë të Lapajt për koalicion të mundshëm se nuk gjejnë kandidatë për zonat zgjedhore në Shqipëri”, tha ai.

Lini një Përgjigje