TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2025, 21:45

"Berisha ka penguar bashkimin e opozitës", Arben Malaj: Duhet të jepte dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha ka penguar bashkimin e opozitës", Arben Malaj: Duhet

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur lidhur me opozitën dhe situatën aktuale politike. Çfarë mendon ai për copëzimin e opozitës dhe Berishën si kreu i Partisë Demokratike?

PD ka kaluar një kalvar situatash të vështira këto kohët e fundit. Fakti që konfirmohet mazhoranca socialiste në pushtet, e lidhin edhe me paaftësinë e opozitës. Si mendoni ju?

Arben Malaj: Unë do flas si qytetar dhe jo si socialist. Unë do doja që opozita e vendit tim të ishte më e fortë. Pra të ristrukturohej pozitivisht. Sigurisht që Berisha ka pjesën e tij në historinë e demokracisë shqiptare, por ka ardhur koha që të largohet ashtu siç bëri Fatos Nano, Sabri Godo dhe të tjerë. Kapja për fyti e asaj që ai ndërtoi dhe nuk e lëshon më me argumente nga më të ndryshmet e ka penguar opozitën të bashkohet duke e përçarë dhe i ka bërë një dëm vetvetes, por dëmin më të madh ia ka bërë vendit. E vetmja gjë pozitive kanë qenë komisionet parlamentare dhe ajo e Tabakut për inceneratorët.

Shumë nga kolegët e PD thonë që nuk janë gati për lider tjetër por në vende të tjera është parë se lideri i ri mund të vijë edhe për 2-3 muaj. Problemi në opozitën tonë është fakti që kanë eksportuar debatin partiak te strukturat lokale. Nga ana tjetër është shpërbërja dhe largimi nga Berisha.

 

Lini një Përgjigje